“Të pavaksinuarit paragjykohen më shumë sesa përdoruesit e drogës”

Publikuar më: 9/12/2022, ora 14:06
pavaksinuarit 1099x720

“Të pavaksinuarit paragjykohen më shumë sesa përdoruesit e drogës”

Publikuar më: 9/12/2022, ora 14:06

Një studim i gjerë ka zbuluar se njerëzit e vaksinuar ndaj Covid-19 i shikojnë ata të pavaksinuarit si “të paaftë” dhe që “nuk u zihet besë”.

Hulumtimi i Universitetit të Aarhus, në Danimarkë, mori si kampion 15 233 njerëz nga 21 shtete të ndryshme për të dalë në përfundimin se të vaksinuarit i diskriminojnë personat që nuk kanë dashur të bëjnë vaksinën për koronavirusin më shumë sesa diskriminojnë të varurit nga droga.

Gjithashtu, është vënë re se të vaksinuarit kanë një sjellje më negative ndaj të pavaksinuarve sesa këta të fundit ndaj të vaksinuarve.

“Studimi tregon se ka më shumë paragjykime ndaj personave të pavaksinuar sesa ndaj grupimeve të tjera që zakonisht janë shënjestër paragjykimesh, përfshi emigrantët, të varurit nga droga apo ish të dënuarit me burg”, shkruajnë autorët e studimit.