Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ceremonia u shty për shkak të Covid-19, Sokol Kushta merr titullin “Qytetar Nderi” i Vlorës

Nga A2 CNN
10 Dhjetor 2022, 15:51 | Futboll
Ceremonia u shty për shkak të Covid-19, Sokol Kushta merr titullin

“Për mjeshtri të lartë sportive dhe kontribut të madh në ngritjen në majat më të lara të klubit sportiv Flamurtari dhe ekipit tonë kombëtar duke u kthyer në emblemë dhe shembull frymëzimi për sportistët dhe brezat e rinj”, Sokol Kushta u vlerësua më 31 mars të vitit të kaluar me titullin “Qytetar Nderi i Vlorës”.

Me këtë rast, këtë të shtunë, pas kthimit në normalitet nga Covid-19, u zhvillua edhe ceremonia, ku morën pjesë shumë të ftuar, ikona të futbollist dhe sporteve në përgjithësi, autoritet të larta, deputet të Kuvendit të Shqipërisë, miq dhe familjarë të Kushtës. Në nisje të aktivitetit, është shfaqur një dokumentar me rrugëtimin dhe aktivitetin e legjendës së futbollit vlonjat. Të pranishmit janë përshëndetur nga xhaxhai I Sokol Kushtës, Shpëtim Kushta, që falënderoi edhe këshillin bashkiak për këtë vlerësim.

Bashkëpunëtorë të Sokol Kushtës, ikona të sportit në Vlorë dhe më gjerë kanë vlerësuar kontributin e futbollistit të shquar vlonjat që mbahet mend nga të gjithë për eliminimin e Partizanit të Beogradit nga garat e Kupës UEFA dhe çoi peshë zemrat e gjithë shqiptarëve.

Presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit Armando Duka bëri vlerësimet më të ndjera për Sokol Kushtën dhe kontribiti e tij në futboll. Vetë Kushta, falënderoi të gjithë të pranishmit. “Falënderoj të gjithë njerëzit nga shpirti, që u bëtë pjesë e imja. Çdo njeri mendon që kur merr titullin “Qytetar Nderi” është i përkryer. Njerëzit nuk janë asnjëherë të përkryer, por deri sa të kemi jetë duhet të jemi të përkryer”, tha Kushta në fjalën e tij. “Ky titull që mora sot është obligim deri në momentet e fundit”.

Gjatë karrierës së tij, Sokol Kushta luajti 322 ndeshje, ndërsa mbetet deri më sot lojtari i vetëm shqiptar i nominuar për çmimin më të madh individual siç është Topi i Artë. Kushta është ndër 10 shënuesit më të mirë të Kombëtares shqiptare. Për atë atë që i dhuroi këtij sporti, Sokol Kushta, nder vite është cilësuar një legjendë e futbollit shqiptar dhe si I tille do te njihet dhe nga brezat e ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli