Sfidat e sigurisë, delegacioni i parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Publikuar më: 10/12/2022, ora 13:32
delegacioni 1280x720

Sfidat e sigurisë, delegacioni i parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Publikuar më: 10/12/2022, ora 13:32

Delegacioni i parlamentit shqiptar mori pjesë në Forumin e inteligjencës dhe Sigurisë së Asamblesë parlamentare të NATO-s në Uashington.

Vëmendja kryesore ishte rreth zhvillimeve në Ukrainë, agresionin rus dhe pasojat që po krijon në Europë e më gjerë. Delegacioni kryesohej nga deputetja Mimi Kodheli dhe nga Fatmir Mediu, të cilët patën dhe takime në kongres.

Deputeti Mediu në një takim me senatorë amerikanë u ra dakord të organizohet një forum sigurie në janar me pjesëmarrës deputetë nga Europa Juglindore për influencat e Rusisë dhe Kinës, por njëkohësisht dhe sfidat për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit në rajonin e Ballkanit.