Bilanci i pandemisë, 180 qytetarë aktivë

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 17:40 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë, 180 qytetarë aktivë

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë të rinj me koronavirus në 351 testime, ndërsa 15 janë shëruar.

Ndërkohë, janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim vetëm 2 pacient, dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë të rinj me koronavirus në 351 testime, ndërsa 15 janë shëruar.

Ndërkohë, janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim vetëm 2 pacientë, dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 351 testime, 12 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 15 të shëruar në 24 orët e fundit

11 Dhjetor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 351 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

6 në Tiranë, 3 Fier, nga 1 qytetarë në Lezhë, Vlorë, Sarandë.

Janë 180 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,645 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 11 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                12

Të shëruar në 24 orë             15

Të shtruar në spitale             2

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       351

Testime totale                   2,012,988

Raste pozitive                      332,419

Raste të shëruara                  328,645

Raste Aktive                             180

Humbje jete                              3,594

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu