“Imuniteti që kemi fituar mund të mos mjaftojë”, virologu gjerman paralajmëron për “Qenin e Ferrit”

“Imuniteti që kemi fituar mund të mos mjaftojë”, virologu gjerman paralajmëron për “Qenin e Ferrit”
Virologu gjerman Christian Drosten, i cili ishte këshilltar i qeverisë gjermane në momentet më të vështira të pandemisë, ka folur për variantin e ri të Omicron, BQ1.1, i njohur ndryshe edhe si “Qeni i Ferrit”.
Sipas tij, imuniteti aktual që kanë fituar njerëzit mund të mos mjaftojë për këtë variant të ri. Rreziku i variantit të ri qëndron në faktin se ka nivel transmetimi në një rritje deri në 10% më shumë në krahasim me paraardhësit e tij, BA.4 dhe BA.5. Ka edhe ekspertë të tjerë që këtë shifër e çojnë në 30% më shumë se të mëparshmet.
Por, Christian Drosten ka edhe lajme të mira në lidhje me të ardhmen e pandemisë: “Virusi po dobësohet në Perëndim, duke marrë parasysh vaksinimin, imunitetin dhe njohuritë më të mëdha që kemi për të. Prandaj COVID do të humbasë intensitetin që kishte në vitin 2020 dhe në një pjesë të vitit 2021”.
Ai gjithashtu beson se pandemia do të bëhet endemike, pasi intensiteti i valëve me variacione të ndryshme do të humbasë papritur forcën për shkak të ndryshimeve në klimë. Sipas Drosten, kjo shpjegohet në mënyrë të përkryer me shembullin e Gjermanisë në tetor, pasi pa futur masa të rrepta kontrolli për virusin, rastet ranë për shkak të kushteve të motit.