Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Tensioni në veri të Kosovës, ambasadat amerikane në Prishtinë dhe Beograd, “bllokimet serbe, të paligjshme”

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 21:19 | Kosova
Tensioni në veri të Kosovës, ambasadat amerikane në

Pas Bashkimit Europian dhe NATO, vjen edhe reagimi i Uashingtonit për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

 Shtetet e Bashkuara shprehën “shqetësim të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe bënë thirrje për çmontimin e menjëhershëm të barrikadave të ngritura”, duke nënkuptuar ato të ngritura nga serbët e Kosovës në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duka paralizuar trafikun rrugor në atë zonë, si përgjigje ndaj arrestimit të një ish-polici serb, Dejan Pantic, që akuzohet për sulmin ndaj  zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve

Pavarësisht thirrjes të gjitha palëve që të ushtrojnë “përmbajtje maksimale”,  mesazhi amerikan kësaj radhe duket më i fokusuar nga Beogradi. Në një deklaratë të përbashkët ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd thanë se “ky arrestim po përdoret si justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, si dhe për kërcënime dhe frikësime të autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale”.

Ndërkohë, Prishtina zyrtare ka hedhur poshtë pretendimet e Listës Serbe, se forcat speciale ROSU po përgatiten të hyjnë në veri. Sipas zëdhënësit të qeverisë Kurti, i intervistuar nga Radio Evropa e Lirë,  Përparim Kryeziu, lajmi i pavërtetë shpërndahet për të mbajtur barrikadat në rrugë.

https://a2news.com/2022/12/11/sulmi-i-serbeve-ndaj-eulex-denimi-nga-be-nato-dhe-nderkombetaret-te-kthehet-qetesia/
https://a2news.com/2022/12/11/jemi-ne-gatishmeri-kurti-vucic-po-kerkon-lufte-financon-dhe-drejton-serbet-e-kosoves/
https://a2news.com/2022/12/11/vucic-i-kerkon-nato-s-dergimin-e-ushtrise-serbe-ne-kosove/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani