Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 31%
  • Më i zënë në punë 38%
  • Ndihmon në shtëpi 31%

Një kryevepër luksi, qyteti lundrues me 100 mijë banorë

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2022, 14:46 | Teknologji

Është pagëzuar “Anija e lirisë”, por në fakt është një qytet lundrues, në gjendje të mbajë deri në 100 mijë “banorë”, që do të enden nga porti në port, duke përshkuar dete e oqeane në të gjithë botën.

Anija gjigante është ende një projekt, të cilin shumë prodhues janë përpjekur ta sjellin në jetë, por për momentin nuk ia kanë dalë dot. Propozimi i parë për të ndërtuar një anije të tillë është bërë që në fillim të viteve 1990, nga kompania amerikane Freedom Cruise Line International. Zyrtarisht asnjëherë nuk është hequr dorë nga ndërtimi i saj, një ëndërr e hershme e inxhinierit nga Florida, Norman Nixon, i cili ndërroi jetë në vitin 2012.

Roger Gooch, CEO i Freedom Cruise Line International, pati deklaruar në vitin 2020 se shpresonte që shumë shpejt të nisnin punimet për ndërtimin e “qytetit lundrues” në Indonezi apo Singapor, në bashkëpunim me kompaninë indiane Kanethara Marine.

Sipas dizajnit, kuverta e anijes do të ishte shndërruar praktikisht në një pistë avionësh për të dërguar apo larguar udhëtarët prej aty. Pista do të jetë e gjatë 1,5 kilometra. Gjithashtu anija do të ketë edhe një flotë tragetesh shoqërues, që do të shërbejnë për transferimin e pasagjerëve.

Projektuesit parashikojnë që anija të ketë 40 mijë banorë të përhershëm, 30 mijë vizitorë të përditshëm dhe 10 mijë turistë në hotel. Në total, anija gjigante do të duhet të ketë 20 mijë persona si staf i përhershëm.

Sipas parashikimeve, një banesë modeste në këtë pallat lundrues do të kushtojë 160 mijë euro. Të gjitha apartamentet dhe ambientet e banimit rrethohen me xhama dhe veranda që ofrojnë pamje të jashtëzakonshme mbi oqean.

Nëse ndërtohet, “Anija e lirisë” do të jetë pesë herë më e madhe se anija më e madhe në qarkullim për momentin “Wonder of the Seas”, apo pesë herë më e gjerë se luftanija amerikane “USS Gerald R. Ford” dhe thuajse shtatë herë më e madhe se Titaniku.

https://a2news.com/2022/06/28/hoteli-fluturues-qe-do-te-mbaje-5000-vete-ne-ajer/

A2 CNN Livestream

Dita jonë