Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Balla flet për akuzat ndaj tij: Nuk jam unë, do të dalë një deputet i PD

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 16:35 | Politikë
Balla flet për akuzat ndaj tij: Nuk jam unë, do të dalë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka hedhur poshtë akuzat se në 2016 është vënë në përgjim nga Prokuroria e Elbasanit për shkak të komunikimit me grupet e dyshuara kriminale. Taulant Balla në një intervistë për A2 CNN tregon versionin e tij për sa i përket këtyre pretendimeve, duke e cilësuar si një orkestrim politik.

“Nuk ka asnjë gjë të vërtetë në të gjithë këtë histori të gatuar nga kuzhina e babalerisë së Sali Berishës. Përballja me Sali Berishën të bën të përballesh me trillime çnjerëzore të këtij niveli. I  jam drejtuar gjykatës. Në këtë rast mbajeni mend, do të dalë dhe do të thotë që nuk ka qenë Taulant Balla por ka qenë një deputet i Partisë Demokratike”.

Sherret brenda familjes socialiste kanë nisur të jenë të dukshme edhe për publikun, “bujqësia” ka qenë edhe arsyeja e fundit e pakënaqësive të deputetit të qarkut të Fierit, Erion Braçe.

Por postimin e tij  “Koha për punë tjetër”, Balla nuk e ka lexuar si një kërcënim për lënie të mandatit nga ana e deputetit.

“Nuk e besoj një gjë të tillë, se Erioni është një deputet i shkëlqyer që i duhet grupit parlamentar socialist”.

Mazhoranca thotë që nuk do të ndërhyjë në punët e drejtësisë edhe kur vjen çështja për deputetin e saj, tashmë i zhveshur nga të gjitha postet, Arben Ahmetaj.

“Pushtetet duhet të kuptojnë që duhet respektuar pavarësia e pushteti të ri. Le ta lëmë drejtësinë të bëjë punë  e vet”.

Ndryshe nga 2019, kur PS shkoi e vetme në zgjedhje vendore pasi opozita vendosi të bojkotonte, për lokalet e 14 majit selia rozë do të pyesë qytetarët para se të zgjedhë kandidatët e saj.

“Në një pjesë të këtyre bashkive sondazhet kanë përfunduar, në një pjesë vazhdojnë, do të vazhdojnë, do të jetë e nevojshme të ribëjmë se nga konsultimet dalin propozime, për të cilët duhet bërë sondazh”.

Për disa socialistë, drejtimi i një bashkie është më joshës se një mandat deputetit.

“Unë nuk jam një mbështetës i idesë që deputetët duhet të jenë garues, natyrshëm që ka por kjo duhet të vlerësohet hap pas hapi”.

Shkodra, i vetmi bastion që socialistët nuk kanë arritur t’ia marrin demokratëve, do të ketë një vëmendje të veçantë nga ana e mazhorancës.

Balla pretendon sipas sondazheve të selisë rozë, PS ka mbështetje më të lartë se në zgjedhjet e 2021, pavarësisht se skema për të zgjedhur kryebashkiakët mund t’i komplikojë llogaritë e socialistëve.

https://a2news.com/2022/12/14/me-14-maj-kandidati-i-ps-fiton-edhe-shkodren-balla-ka-risi-qe-do-te-bejne-diferencen/

A2 CNN Livestream

Dita jonë