Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Dëgjoni zhurmën e motit në planetin Mars

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 12:51 | Teknologji
Dëgjoni zhurmën e motit në planetin Mars

Për herë të parë, roboti Perseverance i dërguar në Mars ka arritur të regjistrojë zhurmën e një stuhie në planetin e kuq. Stuhia kaloi shumë pranë robotit teksa ai po eksploronte një liqen të lashtë në Mars dhe për shkak se e kishte mikrofonin ndezur, regjistroi gjithçka.

Stuhitë e fuqishme, të quajtura “djaj pluhuri”, janë të zakonshme në Mars dhe janë pjesë e panoramës meteorologjike në këtë planet.

Gjatë misioneve të tjera të robotit të dërguar nga NASA atje, janë mbledhur foto dhe të dhëna për kushtet e motit. NASA madje ka arritur të regjistrojë sinjale sizmike dhe magnetike të krijuara nga “djajtë e pluhurit”. Por deri tani, mungonin zhurmat.

https://youtu.be/xazmH2b0wy8

Roboti Perseverance zbriti në Mars në shkurt 2021, duke u bërë misioni i parë hapësinor në planetin e kuq që mbante edhe mikrofona. Regjistrimi ka ndodhur më 27 shtator 2021. Gjatë videos 11-sekondëshe dëgjohen dy momente me erë me frekuencë të ulët dhe më pas një zhurmë më e madhe, e shkaktuar nga stuhia.

Dr. Naomi Murdoch, kërkuese nga Instituti i Aeronautikës dhe Hapësirës në Universitetin e Tuluzës, thotë për CNN se të dhënat e marra nga stuhitë janë të rëndësishme për të kuptuar klimën në Mars. “Kjo është e rëndësishme edhe për misionet hapësinore, pasi na jep një ide për dëmet që mund t’u shkaktohet pajisjeve”.

https://youtu.be/PmS7y6SSsoM
https://a2news.com/2021/04/22/moment-historik-nasa-prodhon-oksigjen-ne-mars/
https://a2news.com/2021/06/01/100-dite-ne-mars-fotot-me-te-bukura-nga-planeti-i-kuq/
https://a2news.com/2022/07/15/ne-hene-apo-ne-mars-dhjete-vende-aliene-ne-planetin-tone/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli