Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fushat e futbollit më të bukura në botë

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2022, 20:17 | Futboll

Është quajtur “loja e bukur” pasi është sporti më popullor në të gjithë rruzullin tokësor. Por një ndeshje futbolli bëhet edhe më e jashtëzakonshme kur luhet në një fushë të jashtëzakonshme.

Gazetari britanik Ryan Herman e mban mend mirë ndeshjen e parë të futbollit që ka parë, një fitore e Liverpool kundër West Ham 2-0, në vitin 1978, në stadiumin e londinezëve, “Upton Park”. Përveç ndeshjes, ajo që i mbeti më shumë në mendje, ishte stadiumi. Prej disa vitesh tashmë, ai është shembur, por ndjesia që provoi duke qëndruar në ato shkallë, pas porte, e shoqëroi gazetarin në çdo ndeshje që ka parë që prej asaj kohe. Në total, sipas llogaritjeve të tij, ka vizituar më shumë se 100 stadiume.

I frymëzuar nga udhëtimet e tij, Herman ka publikuar një libër të ri, të titulluar “Fusha të jashtëzakonshme futbolli”. “Më pëlqen shumë fakti që futbolli të bën të shkosh në vende ku, po të mos ishte për të, nuk do t’i kishe vizituar”, thotë Herman. “Ky libër i çon lexuesit në disa prej vendeve të të mahnitshme ku luhet futboll, shoqëruar me foto dramatike dhe detaje nga secili fshat, qytet apo krahinë, ku ndodhet tifozët më të përkushtuar për të cilët ndoshta nuk keni dëgjuar ndonjëherë”.

Shfletoni galerinë e mësipërme për të parë disa nga fushat më të bukura të futbollit në botë.

https://a2news.com/2022/06/14/njihuni-me-futbollisten-me-te-bukur-ne-bote/
https://a2news.com/2021/04/12/8-oret-me-te-bukura-ne-bote/
https://a2news.com/2019/04/07/nga-irani-ne-majorka-keshtjellat-me-te-vjetra-dhe-te-bukura-ne-bote/
https://a2news.com/2020/12/15/dhomat-me-te-bukura-ne-bote/
https://a2news.com/2022/05/31/njihuni-me-disa-nga-kopshtet-me-te-bukura-ne-bote/
https://a2news.com/2022/09/21/bibliotekat-me-te-bukura-ne-bote/
https://a2news.com/2022/07/04/zvarraniket-dhe-amfibet-me-te-bukur-qe-jetojne-ne-fund-te-botes/

A2 CNN Livestream

Dita jonë