Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dënohet me 3 vite shërbim prove gjyqtarja e Apelit Korçë, Mimoza Margjeka

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 15:18 | Kronikë
Dënohet me 3 vite shërbim prove gjyqtarja e Apelit Korçë,

Gjykata e Posaçme dënon me 4 vjet e 6 muaj burg Mimoza Margjekën, gjyqtaren e Apelit Korçë, për akuzën e "korrupsionit". Gjykata pezulloi ekzekutimin e dënimit, duke e lënë Margjekën në 3 vjet Shërbim Prove, si edhe i hoqi të drejtën e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Për Arben Carën gjykata dha 4 vite burg, ndërsa avokati Skënder Demiri u la në 3 vjet shërbim prove. Për të pandehurin Klaudio Zhilla GJKKO dha një dënim me 3 vjet burg, ndërsa për Nejton Balin 2 vjet e 4 muaj Shërbim Prove.

Sipas SPAK, shtetasit e pandehur në këtë çështje, Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj i kanë dhënë gjyqtares një shumë prej 6 mijë euro me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit nga ajo e “arrestit në burg”, në atë të “garancisë pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për kalim të paligjshëm të kufijve, ndryshim që më pas ndodhi efektivisht nga Apeli i Korçës.

Sipas dosjes hetimore, të cilën A2 CNN e ka parë, shifra prej 6 mijë euro përmendet në komunikimet mes Nejton Balit dhe nënës së tij, si shumë e nevojshme për kthimin e familjarit në shtëpi. Një ditë para seancës gjyqësore grupet e vëzhgimit kanë fiksuar takime mes burrit të gjyqtares, në atë kohë dekan në Universitetin e Durrësit, avokatit Demiraj si edhe Klaudio Zhillës, i dyshuar si ndërmjetës. Takimi është zhvilluar në një restorant në Korçë dhe është përsëritur edhe ditën e seancës.

Dy orë para zhvillimit të gjyqit, në 29 korrik 2020, Nejton Bali sqaron të ëmën se 6 mijë euro ia ka dhënë atyre për ta nxjerrë, por se duhen edhe 5 milionë për garancinë pasurore. Sipas tij, avokati Demiraj i kishte thënë se “me 99% e kishte mbaruar këtë punë”, pastaj, nëse “e hanin në llaf gjyqtarët” do të kishin punë me të, pasi i kishte dhënë lekët që një natë më parë.

Pas shpalljes së vendimit, Nejton Bali ka telefonuar të ëmën ku i thotë se “Orioni ka dalë”, ndërsa avokati Demiraj telefonon Klaudio Zhillën duke i thënë se “mbaroi punë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani