Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Deri në 2 milionë të vdekur tre muajt e ardhshëm”, në Perëndim po e harrojmë, Kina përballet me një “cunami” pandemik

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 17:34 | Bota

Që nga fillimi i përhapjes globale të pandemisë, në janarin e vitit 2022, Kina ka qenë pararojë re masave anticovid. Masat kanë qenë aq drastike, saqë ka vënë në diskutim haptazi  edhe vetë urdhrat e dhëna nga Partia Komuniste, diçka që nuk mendohej pak muaj më parë.  

Fëmijë të infektuar të ndarë me forcë nga prindërit, pozitiviteti i një personi të vetëm që bllokon një fabrikë të tërë, ose dërgon në karantinë të gjithë komshinjtë, izolim total nga bota, që vijon ende.  Skena të tilla u toleruan nga frika në muajt e parë, por pas gati 3 vitesh opinioni publik në forumet online por edhe me manifestime në shesh, ishte gati të shpërthente frustrimin e tij,  pa menduar më për pasojat.

Ky rrezik u kuptua nga elita e regjimit në Pekin, që ka vendosur të ulë ndjeshëm masat. Pasojat nuk pritën të vinin. Radhët në spitalet e Pekinit janë tashmë kilometrike, ndërkohë që përllogaritet që rreth 22 mijë persona janë paraqitur me shenjat e Covid-19 vetëm të dielën e kaluar, ndërkohë që mjekët infeksionistë të atij vendi paralajmërojnë faktin që piku mund të ndodhë gjatë Vitit të Ri kinez, që ndodh në muajin  e janarit, dhe ku është traditë që qindra milionë kinezë kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Sipas tyre, gjatë pikut mund të infektohen rreth 60% e popullsisë, më shumë se 840 milionë persona.

Edhe pse 90%  e popullsisë ka të paktën dy doza vaksine, 40% e të moshuarve nuk ka të tretën që cilësohet e nevojshme, dhe rrezikohen më tre muaj të ardhshëm deri në 2 milionë të vdekur.

Në rrjetet sociale, duket qartë që popullata, veçanërisht ajo e metropoleve që janë goditur më rëndë nga masat, janë të gatshëm të rrezikojnë sesa t’i rikthehen masave, ndërkohë që aplikacioni i detyrueshëm që sinjalizonte praninë e një të infektuari në mënyrë për ta shmangur atë, u pezullua zyrtarisht.  

https://a2news.com/2022/11/15/covid-zero-revolton-kinezet-protesta-te-dhunshme-kunder-izolimit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë