Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

SHBA fut në listën e zezë 36 kompani kineze të mikroçipëve

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2022, 20:30 | Teknologji
SHBA fut në listën e zezë 36 kompani kineze të

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë futur në listën e zezë 36 kompani kineze të mikro-çipeve. Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Amerikan i Tregtisë.

Masa do të parandalojë kompanitë kineze që të blejnë komponentë ose teknologji të prodhuar nga SHBA. Prodhuesit e mëdhenj të mikroçipëve Cambricon dhe Yangtze Memory Technologies gjithashtu përfunduan në listën e zezë të SHBA.

“Qëllimi është të kufizojë përpjekjet e Kinës për të marrë dhe shfrytëzuar teknologjitë e avancuara, duke përfshirë inteligjencën artificiale, për përpjekjet e saj për modernizimin ushtarak dhe abuzimet e të drejtave të njeriut”, tha Departamenti Amerikan i Tregtisë në një deklaratë.

Masa vjen dy muaj pasi SHBA zbuloi kontrolle të ashpra të eksportit që e bënë më të vështirë për Kinën blerjen dhe prodhimin e gjysmëpërçuesve të fundit.

Ligjvënësit amerikanë prej muajsh kanë bërë presion ndaj administratës Biden për ta vendosur kompaninë Yangtze Memory Technologies në listë. Ata kishin paralajmëruar gjithashtu Apple se do të përballej me një kontroll të ashpër, nëse do të vazhdonte me një plan për të blerë çipa YMTC.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu