Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tifozja kroate arrin 3 milionë ndjekës dhe feston me një foto nga shkretëtira e nxehtë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 09:15 | Showbiz

Ivana Knoll, ish-miss Kroacia, ka festuar arritjen e 3 milionë ndjekësve në Instagram pasi është kthyer në një nga fanset më të zjarrta në Botërorin e Katarit.

Llogaria e saj është rritur me më shumë se 200 mijë persona çdo ditë që prej shfaqjes së saj në ndeshjen e parë të Kroacisë në Katar. Edhe pse ekipi ballkanas u eliminua nga Argjentina në gjysmëfinale, Knoll është bërë tashmë një person i famshëm në të gjithë botën.

Për arritjen e 3 milionë ndjekësve në Instagram, ish-miss Kroacia ka postuar një foto teksa është me bikini në shkretëtirë, ndërsa bashkëngjitur falënderon të gjithë ndjekësit e saj.

https://a2news.com/2022/12/12/lume-kerkesash-per-foto-vuajtjet-e-modeles-kroate-ne-doha/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli