Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vota e emigrantëve, kush e shkeli Kushtetutën? Celibashi: Nuk e ka fajin KQZ, ka boshllëk ligjor

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2022, 19:50 | Politikë
Vota e emigrantëve, kush e shkeli Kushtetutën? Celibashi: Nuk e ka

Pak ditë më parë, Gjykata Kushtetuese konstatoi cenimin e të drejtës së emigrantëve për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 2021, për shkak të karantinimit që i mbante larg kutive të votimit. Ky akt vuri në lëvizje Kuvendin që thirri në një seancë dëgjimore kryetarin e KQZ-së. Ilirjan Celibashi theksoi se KQZ nuk ka përgjegjësi për këtë, duke u shprehur se Kushtetuesja konstatoi vakuum ligjor, i cili mund të plotësohet vetëm nga Kuvendi.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, u thirr në seancë dëgjimore nga Nënkomisioni parlamentar për Diasporën dhe Migracionin për të dhënë sqarime lidhur me punën e bërë për votën e emigrantëve. Seanca erdhi pak ditë pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi cenimin e të drejtës së emigrantëve për të marrë pjesë në parlamentaret e 2021, për shkak të karantinimit që i mbante larg kutive të votimit.

Por, këtë përgjegjësi, Celibashi nuk pranoi ta ndante me Kuvendin: “Deri dje, ne si KQZ kemi menduar se edhe pse kemi pasur ato dilema apo paqartësi tonat për ato rregullime në Kod, kemi besuar se është ligji dhe i ngelet KQZ aktet ligjore për zbatimin e këtij ligji. Tashmë, me vendimin e GJK na thuhet që ligji ka boshllëqe dhe duhen plotësuar këto boshllëqe”.  

Arsyet se përse votimi nga jashtë vendit nuk u realizua, Celibashi i përmblodhi në dy argumente kryesore: “Dhe një proces zgjedhor i votimit nga jashtë i kontestuar që në krye të herës nga partitë politike do të cenonte dhe integritetin dhe besimin e të gjithë zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Por, edhe nëse do ta kishim patur këtë konsensus, koha në dispozicion do të kishte qenë e pamjaftueshme për përgatitjen e procesit”. 

Gjykata Kushtetuese i ka lënë një afat 12-mujor Kuvendit për plotësimin e vakumit ligjor, me qëllim që të sqarohet se si do të realizohet votimi nga jashtë vendit në një kohë kur siguria kibernetike është cenuar disa herë: “Për ne, votimi elektronik do të ishte më i miri, tashmë ka sisteme që ofrojnë sigurinë e plotë, të njëjtë me sigurinë që ofrohet nga sistemi bankar. Por, ka edhe mënyra të tjera të përbëra të kombinuara. Kështu, që në pikëpamjen e sigurisë nuk ka ndonjë problem”.  

Në mbledhjen e n/komisionit ra në sy mungesa e deputetëve të opozitës.    

A2 CNN Livestream

Dita jonë