
Goli i avantazhit të Kroacisë në finale për vendin e tretë të Botërorit, ishte realizimi i një skeme pothuajse perfekte, që mbrojtësi Kvardiol e shndërroi në një gol të artë në minutën e shtatë.
“Rreshtimi maroken është gabim, sepse lojtarët e qendrës janë vendosur një kundra një, dhe do të shohim dy kundërshtarët e tyre kroatë që kryejnë lëvizje mashtruese, me një top që pas kthimit mbrapa nga Perisic i lejon Kvardiol golin me kokë, një skenë shumë i mirë përgatitur në stërvitje, por edhe i lehtë kur nuk ke presion”, thotë Tefik Osmani në “Murin Magjik”.
Ndërkohë, ish lojtari i Kombëtares kuqezi vlerëson në maksimum kthimin me kokë të ish-mesfushorit të Interit, duke e vlerësuar si “fantastik”.