Szymon Marciniak do të jetë arbitri i parë polak që do të drejtojë një finale Botërori si gjyqtar kryesor.
Në vitin 2017, polaku parashikonte për Canal + Sport Polonia se do të arbitronte një ditë një finale të Kupës së Botës. Pas 5 vitesh, parashikimi i tij bëhet realitet.
Por, kuriozitetet në lidhje me këtë gjyqtar nuk përfundojnë këtu. Në sezonin 2016-2017, kur Leo Messi luante për Barcelonën, arbitri nga Plock ishte kryesor në ndeshjen PSG-Barcelona, të përfunduar 4-0 për vendasit. Gjithashtu, arbitroi Barcelonën në një tjetër humbje në transfertë, kësaj radhe 3-0 ndaj Juventusit.
“Arbitri që mundi 7-0 Barcelonën”, shkruanin me ironi mediat polake, kur u caktua si arbitër i finales së Botërorit mes Francës dhe Argjentinës. (A2 Televizion)