Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

592 milionë euro në 9 muaj, remitancat në nivele rekord, shkak çmimet e larta e zgjerimi i emigracionit

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2022, 17:18 | Ekonomi
592 milionë euro në 9 muaj, remitancat në nivele rekord, shkak

Një në katër familje në Shqipëri merr të ardhura nga të afërmit që punojnë jashtë, para’ që janë burimi i vetëm i jetesës për pjesën dërrmuese të tyre.

Janë rreth 220 mijë familje që jetojnë me këto të ardhura, në pamundësi të një burimi tjetër. E teksa familjarët e tyre prej më shumës e një viti po përballen me jetesë më të shtrenjtë, emigrantët po detyrohen të dërgojnë më shumë para.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se remitancat në harkun e muajve janar-shtator arritën në 592 milionë euro, niveli më i lartë i viteve të fundit.

Që nga viti 1992, kur nisën flukset e para të prurjeve, si pasojë e zgjerimit të ciklit të emigracionit, remitancat përherë më shumë po ndikojnë në jetën socio-ekonomike në vend.

Vlera e parave të dërguara nga emigrantët në tre dekada përllogaritet në rreth 33 miliardë dollarë, ndërsa kontributi i tyre përllogaritet në 7 deri në 10 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani