Argjentina e papërmbajtshme, Franca “gjysmagjel”

Publikuar më: 18/12/2022, ora 16:54

Argjentina e papërmbajtshme, Franca “gjysmagjel”

Publikuar më: 18/12/2022, ora 16:54

Pjesa e parë e finales së Kupës së Botës i ka takuar e tëra Argjentinës, e cila e ka mbyllur 2-0 ndaj Francës.

Të udhëhequr nga Messi e Di Maria, amerikanolatinët kanë dominuar totalisht 45 minutat e para. Në minutën e 22 erdhi goli i parë, i cili u realizua nga Messi, që ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar nga Di Maria.

Pas këtij goli, Franca nuk mundi të reagonte në asnjë moment dhe në minutën e 36, Argjentina shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me Di Marian, i cili shfrytëzoi maksimalisht një asist nga Mac Allister.

I shqetësuar me paraqitjen e të besuarve të tij, Deschamps hoqi nga fusha e lojës, Giroud dhe Dembele për Kolo Muanin dhe Thuram.

Tashmë, kampionët në fuqi të Botës kanë në dispozicion edhe 45 minuta për të treguar nëse e meritojnë apo jo kupën e dytë radhazi.