Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Mbappe spektakolar, 2 gola në 2 minuta

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2022, 17:51 | Futboll

Me dy gola të Mbappe, Franca ka arritur të barazojë Argjentinën në finalen e madhe të Botërorit të Katarit.

Të udhëhequr nga Messi e Di Maria, amerikanolatinët dominuan totalisht 45 minutat e para. Në minutën e 22 erdhi goli i parë, i cili u realizua nga Messi, që ekzekutoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar nga Di Maria.

Pas këtij goli, Franca nuk mundi të reagonte në asnjë moment dhe në minutën e 36, Argjentina shënoi edhe golin e dytë, këtë herë me Di Marian, i cili shfrytëzoi maksimalisht një asist nga Mac Allister.

I shqetësuar me paraqitjen e të besuarve të tij, Deschamps hoqi nga fusha e lojës, Giroud dhe Dembele për Kolo Muanin dhe Thuram.

Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi me Argjentinën dominuese dhe francezët të përgjumur. Por gjithçka ndryshoi në minutën e 81-të. Franca fiton penallti dhe Mbappe e kthen në gol. Dy minuta më pas, Mbappe shënon një tjetër gol, pas një aksioni fantastik dhe rikthen baraspeshën.

Tashmë do të luhen edhe 30 minutat e shtesës e në rast se edhe këtu rezultati do të jetë i barabartë do të goditen 11-metërshat për të përcaktuar kampionin e botës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë