Çfarë është pelerina që i veshën Messit para se të ngrinte kupën?

Publikuar më: 19/12/2022, ora 09:07

Çfarë është pelerina që i veshën Messit para se të ngrinte kupën?

Publikuar më: 19/12/2022, ora 09:07

Përpara se të ngrinte Kupën e Botës në stadiumin Lusail, Leo Messi mori një pelerinë të zezë dhe me flori nga Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani. Kjo pelerinë njihet si “bisht” dhe mbahet gjithmonë nga Emiri.

Kjo veshje mund të përdoret edhe nga ministrat dhe njerëzit e rëndësishëm të Katarit në Ditën Kombëtare të vendit.

Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi kjo veshje gjysmë transparente është vendosur para syve të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe mbarë planetit të futbollit.

Nuk është e zakonshme të shihet një gjest i tillë në ceremonitë e turneve të organizuara nga FIFA dhe për faktin se Leo Messi vendoset si i barabartë me Emirin e vendit pritës të Kupës së Botës.