Mesazh sfidues i Kylian Mbappe pas zhgënjimit në Kupën e Botës

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 14:41 | Futboll
Mesazh sfidues i Kylian Mbappe pas zhgënjimit në Kupën e

Kylian Mbappe ka reaguar për herë të parë pas zhgënjimit në finalen e Botërorit, ku edhe pse shënoi 3 gola, nuk arriti të marrë kupën në shtëpi.

Në rrjetet sociale, sulmuesi i Francës postoi një mesazh sfidues të shkurtër: “Do të kthehemi”.

Duket sikur Mbappe i ka vënë syrin që tani Botërorit të vitit 2026, që do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Në karrierën e tij, lojtari i PSG ka shënuar 12 gola në dy botërorët ku ka luajtur, po aq sa “Mbreti” Pele.

https://www.instagram.com/p/CmWI8Z9szJ5/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu