Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Preku zemrat e njerëzve në gjithë globin, “ET” shitet për 2.56 milionë dollarë

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 14:56 | Teknologji

Modeli origjinal mekatronik i alienit të vogël nga klasiku fantastiko-shkencor i Steven Spielberg-ut "ET the Extra-Terrestrial" është shitur gjatë fundjavës për një vlerë marramendëse prej 2.56 milionë dollarësh.

Modeli, i cili është krijuar nga mjeshtri i efekteve speciale, Carlo Rambaldi në vitin 1981, doli në ankand bashkë me objekte të tjera në "Icons and Idols: Hollywood" të vendosur nga Julien's Auctions dhe Turner Classic Movies (TCM).

"E cilësuar si një kryevepër inxhinierike, kjo figurë animatronike e veçantë, me 85 pika artikulimi, daton para ardhjes së efekteve CGI (Imazhe Grafike Kompjuterike) në film dhe është ideuar, zhvilluar dhe projektuar në vitin 1981," thuhej në përshkrimin e ET.

“Alieni” me sy të mëdhenj, lëvizjet e të cilit përfshinin shprehje të fytyrës, lëvizje të qafës, si dhe lëvizjen e famshme të gishtit tregues të ndezur, u bë realitet nga një ekip animatorësh duke përdorur elemente elektronike dhe mekanike.

Sipas listës së ankandit, Spielberg e përshkroi modelin ET si "mrekullinë e tetë të botës së filmit".

"ET the Extra-Terrestrial", me aktorë Henry Thomas dhe Drew Barrymore, tregonte historinë e një alieni miqësor i cili tentoi të kthehej në shtëpi pasi mbeti në një lagje periferike të SHBA-së.

A2 CNN Livestream

Dita jonë