Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Punon 24 orë pa u lodhur, ky është roboti që është krijuar për të vjelë mjedra

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 13:00 | Teknologji

Një përqindje e konsiderueshme e tokës së punueshme në planet përdoret për bujqësi e megjithatë situata e urisë globale e siguria ushqimore janë në krizë.

Josie Hughes e cila është inxhiniere mekanike, e cila beson se teknologjia mund të ndihmojë në mbushjen e disa prej boshllëqeve, është e angazhuar në krijimin e një roboti që mund të asistojë vjelje.

Roboti i saj, mund të mbledhë mjedra me ndihmën e inteligjencës artificiale duke ndihmuar kështu në bërjen e bujqësisë më efikase dhe me kosto efektive, si dhe në zgjidhjen e mungesës së fuqisë punëtore.

Por si mund të ndihmojnë konkretisht robotët në procesin e vjeljes?

Hughes thotë për CNN se avantazhet e tyre nisin me faktin që mund të punojnë për 24 orë në ditë pa u lodhur.

Ata ofrojnë po ashtu një proces më preciz vjeljeje, i mbledhin kokrrat vetëm kur ato të jenë të pjekura, gjë që mund të reduktojë mbetjet dhe të përmirësojë cilësinë. Robotët gjithashtu mund të mbledhin të dhëna krahas korrjes: për shembull, informacion për fermerët për sasinë e frutave ose cilësinë e tyre.

Josie Hughes, inxhiniere mekanike

Pse pikërisht mjedrat?

Josie Hughes shpjegon se ato janë një frut i brishtë që dëmtohet lehtësisht. Nëse ushtrojmë shumë forcë mund t’i shtypim dhe megjithatë na duhet forcë të mjaftueshme për t'i hequr ato trupi i bimës ku rriten.

Për më tepër, forca duhet të rregullohet gjatë gjithë lëvizjes së vjeljes, pasi fruti bëhet më pak i ngurtë sapo të dalë nga bima.

Pritet që roboti i mjedrave të jetë gati për përdorim në 2 apo 3 vitet e ardhshme, ndërsa deri më tani makineria është optimizuar për saktësi dhe jo për shpejtësi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani