“Digjet” Maroku, “Luanët e Atlasit” rikthehen në atdhe

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 21:51 | Futboll

Pas Francës e Argjentinës kampione të Botës, ishte radha e Kombëtares së Marokut të rikthehej në vendlindje, aty ku të gjithë u pritën si heronj.

Maroku u eliminua në gjysmëfinale të Kupës së Botës Katar 2022 nga Franca, por sërish arritje e tyre ishte madhështore, pasi asnjë kombëtare afrikane nuk kishte arritur ndonjëherë në histori deri në këtë fazë të futbollit botëror.

Pasi avioni me lojtarët dhe stafin e kombëtares u ul në Marok, të gjithë hipën në një autobus të hapur dhe udhëtuan nëpër kryeqytetin e Rabatit, rrugët e të cilit ishin të mbushura me qytetarë që përshëndetën heronjtë e tyre.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni