Efekti “Messi”, Zuckenberg tregon sekretet e rrjeteve sociale në finalen e Katarit

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 19:38 | Futboll

Shefi i Whatsapp, Instagram dhe Meta (Facebook), Mark Zuckenberg ka publikuar disa fakte interesante në lidhje me finalen e 18 dhjetorit mes Francës dhe Argjentinës, e fituar pas goditjes së penalltive nga kjo e fundit, e cila u shpall kampione bote pas plot 36 vitesh pritje.

Zuckenberg, me anë të një postimi në profilet e tij përkatëse në rrjetet sociale, bëri me dije se, postimi i Leo Messit ka arritur të thyejë të gjitha rekordet, teksa është shpallur deri më tani më i pëlqyeri në historinë e Instagramit.

Ndërkohë, ai bëri të ditur një tjetër detaj, teksa tha se, WhatsApp arriti një rekord prej 25 milionë mesazhesh në sekondë gjatë finales.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi