Messi vendos një rekord të ri, “thyen” vezën

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2022, 11:08 | Futboll
Messi vendos një rekord të ri, “thyen” vezën

Postimi i fundit i Leo Messit në Instagram, pas fitores së Kupës së Botës, ku shihet me trofeun e ngritur lart, është bërë fotoja me më shumë pëlqime në Instagram.

Futbollisti argjentinas theu rekordin që mbahej nga një vezë, fotoja e së cilës ishte postuar në rrjetin social për të rrëzuar nga “froni” një postim të Kylie Jenner.

Në përshkrimin e fotos së vezës shkruhet: “Le të vendosim së bashku një rekord botëror dhe të bëhemi postimi me më shumë pëlqime në Instagram. Të thyejmë rekordin aktual që mbahet nga Kylie Jenner (18 milionë). Mund t’ia dalim!”.

Veza arriti 55 milionë pëlqime, ndërsa fotoja e Leo Messit, për momentin ka mbi 56 milionë pëlqime.

https://a2news.com/2022/12/19/cfare-eshte-pelerina-qe-i-veshen-messit-para-se-te-ngrinte-kupen/
https://a2news.com/2022/12/18/messi-doli-me-ne-fund-nga-hija-e-maradones/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu