Festoi gjysmë e zhveshur në stadium, argjentinasja arratiset nga Katari dhe i shpëton burgut

Publikuar më: 21/12/2022, ora 09:44

Festoi gjysmë e zhveshur në stadium, argjentinasja arratiset nga Katari dhe i shpëton burgut

Publikuar më: 21/12/2022, ora 09:44

Një nga tifozet argjentinase e cila u pa gjysmë e zhveshur në stadiumin Lusail të Katarit, ka mundur të largohet nga Doha dhe në këtë mënyrë i ka shpëtuar burgut.

Në Instagram, @noe.dreams1 ka njoftuar se ndodhet aktualisht në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, ajo kishte hedhur në “story” përgatitjet e saj për të dalë “topless” mes tifozëve, pasi videoja e saj u bë virale.

Me veprimin e saj, tifozja rrezikoi seriozisht burgun, pasi rregullat për vizitorët në Katar ishin të qarta: duheshin mbuluar stomaku, shpatullat dhe gjunjët.