Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kryebashkiaku del të presë Begajn në rrugë, eskorta e Presidentit nuk e njeh dhe vazhdon rrugën

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2022, 13:40 | Aktualitet
Kryebashkiaku del të presë Begajn në rrugë, eskorta e

Momenti kur eskorta e Presidentit Bajram Begaj nuk e dallon fare kryetarin e bashkisë së Finiqit që kishte dalë për ta pritur në rrugë, është kapur në kamera. Presidenti, po shkonte në qytetin e vogël pas një vizite në Delvinë, në kuadër të një turi në jug të vendit.

Por në momentin që po futej në qytet, eskorta as nuk e ka dalluar fare kryebashkiakun e Finiqit, Kristo Kiço. Përveç tij, Begaj do të takohet në Finiq edhe me përfaqësues e intelektualë të minoritetit grek, si dhe do të vizitojë edhe Parkun Arkeologjik të Finiqit.

Në Delvinë, Presidenti u takua me Kryetaren e Bashkisë, Majlinda Qilimi për t’u njohur nga afër me sfidat me të cilat përballet komuniteti në këtë zonë, si dhe do të takohet me përfaqësues të sipërmarrjeve të vogla e do të vizitojë Muzeun e Historisë.

Në Sarandë, Presidenti Begaj do të takohet me kryetarin e bashkisë, Adrian Gurma, si dhe do të vizitojë repartin pediatrik të spitalit “Petro Nako” ku do të takohet e do të bisedojë me stafin e mjekëve.  Presidenti dhe Zonja e Parë do të vizitojnë edhe shkollën e mesme “Hasan Tahsini”. Një vizitë do të zhvillohet edhe në Parkun Kombëtar të Butrintit, për të parë bukuritë natyrore të këtij parku - pasuri e mbrojtur e UNESCO-s – që tërheq turistë nga e gjithë bota.

https://youtu.be/0fEBgy8drAk

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani