Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Dhurata" e pakëndshme, lojtari i regbisë akuzon hapur shokët e ekipit për racizëm

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 12:10 | Sporte të tjera

Një lojtar regbie me ngjyrë i kombëtares italiane ka akuzuar shokët e ekipit për racizëm, pasi në lojën “Secret Santa” ata i dhuruan një banane.

Cherif Traore shkroi në Instagram se dhuratën e pakëndshme ia kishin futur në një qese plehrash madje, për t’ia dhënë në darkën e Krishtlindjes së ekipit Benetton Treviso.

“Përveçse ishte shumë fyes si veprim, ajo që më lëndoi edhe më shumë është se shokët e ekipit nisën të qeshnin. Nuk kam vënë gjumë në sy gjithë natën”, tha 28-vjeçari.

Traore ka lindur në Guine, por jeton në Itali që kur ishte 7 vjeç. Ai luan regbi për klubin e Trevisos dhe është pjesëtar i kombëtares italiane.

Ai shtoi se zakonisht nuk reagon ndaj “shakave raciste”, pasi nuk dëshiron të bëjë armiq, por kësaj radhe nuk duroi dot më.

“Vendosa të mos qëndroj në heshtje. Nëse kjo do të ndodhte në shtet tjetër, do të dënohej ashpër”, tha Traore.

Klubi italian reagoi me një komunikatë zyrtare, duke theksuar se “dënon me forcë çdo shprehje racizmi dhe diskriminimi” dhe shtoi se është bërë një mbledhje e skuadrës, ku lojtarët i kanë kërkuar ndjesë shokut të tyre dhe ai e ka pranuar këtë ndjesë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani