"Futbollisti më i urryer", kritikë e ashpër ndaj portierit argjentinas që u tall me Mbappe

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 08:44 | Futboll

Në festën e madhe të Argjentinës në Buenos Aires, protagonisti kryesor ishte portieri Emiliano Martinez.

Portieri i Aston Villa, i cili ishte bërë viral sapo përfundoi finalja duke vendosur në vend të papërshtatshëm trofeun e portierit më të mirë të turneut, në autobusin që po parakalonte mes tifozëve mbajti në duar një kukull me fytyrën e Kylian Mbappe.

Ky gjest shkaktoi shumë polemika. Më i bezdisur nga kjo gjë u duk ish-mbrojtësi i Francës, Adil Rami. Futbollisti i Troyes dhe pjesëtar i Francës kampione bote në vitin 2018, nuk ngurroi të ofendonte portierin argjentinas në profilin e tij në Instagram.

Në “story”, Rami postoi një foto të Martinezit të shoqëruar me këtë tekst: “Biri i k… më i madh në botën e futbollit. Njeriu më i urryer”.

Më pas, postoi një foto të Kylian Mbappe dhe shkroi: “Mbappe i traumatizoi aq shumë, sa që festonin më shumë fitoren kundër kombëtares sonë sesa Kupën e Botës që kishin në duar”.

https://a2news.com/2022/12/21/gjithcka-ndodhi-brenda-festimeve-kaotike-te-argjentines-pas-triumfit-ne-katar-2022/
https://a2news.com/2022/12/19/portieri-argjentinas-shpjegon-gjestin-e-tij-dhe-ka-nje-mesazh-per-mbappe/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli