Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nuk pranohet transferimi në Tiranë, gjyqtari i ri kërkon kohë dhe shtyn seancën

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2022, 11:00 | Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, nuk pranohet transferimi në Tiranë, gjyqtari

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën për transferim të çështjes Paplekaj në Tiranë. Procesi për vrasjen e Pjerin Xhuvani, ndodhur më 21 prill 2021, vijoi të zhvillohet në Elbasan pasi Gjykata e Lartë më herët vendosi se ky proces nuk do të transferohej në asnjë qytet tjetër.

Gjykata e Lartë me këtë vendim, rrëzoi kërkesën e transferimit që ishte bërë nga i pandehuri kryesor i asaj vrasjeje, Arbër Paplekaj, dhe pranoi konkretisht të gjitha arsyet e deklaruara nga avokate Rezarta Tahiraj që përfaqëson të drejtat e të afërmve të viktimës Pjerin Xhuvani.

Ndërkohë, seanca në Elbasan nuk do të zhvillohet, pas kërkesës për përjashtim që solli zëvendësimin e gjyqtarit Elis Dine me Elton Frashërin, dhe ky i fundit kërkon kohë të mjaftueshme për t’u njohur me përmbajtjen e dosjes.

Pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, nga një përplasje me armë mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, i akuzuar nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars të atij viti.

Si autor i vrasjes u arrestua pikërisht Arbër Papleka, ish-pjesëtar i forcave RENEA dhe truproja i Gazment Bardhit, atëherë koordinatori i Partisë Demokratike në Elbasan.

https://a2news.com/2021/04/21/tronditet-elbasani-vritet-pjerin-xhuvani-4-te-tjere-mbeten-te-plagosur-mes-tyre-nje-efektive-policie-arrestohet-autori-i-dyshuar-eshte-shoqeruesi-i-gazment-bardhit/
https://a2news.com/2022/09/30/vrasja-e-pjerin-xhuvanit-paplekaj-ne-sallen-e-gjyqit-policia-nuk-reagoi-pasi-u-plagos-kolegu-u-detyrova-te-qelloj/
https://a2news.com/2021/04/21/kush-eshte-pjerin-xhuvani-personi-i-ekzekutuar-ne-qytetin-e-elbasanit/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani