“E bëri në brekë”, portieri argjentinas tallet me një tjetër lojtar francez

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 08:37 | Futboll
“E bëri në brekë”, portieri argjentinas tallet me

Emiliano Martinez vijon të shkaktojë polemika sa herë që hap gojën.

Portieri i Argjentinës, në pritjen që iu rezervua në fshatin e tij të lindjes, u pyet për serinë e 11-metërshave dhe lëshoi disa fraza për mesfushorin Tchoaumeni që mund t’i kishte kursyer.

“E di që jam i mirë për të pritur penallti, ma kanë thënë edhe kundërshtarët. Kur prita të parën, e dija që futbollisti që do të godiste më pas (Tchouameni) do të ishte nervoz. Ia hodha topin më larg, nisa t’i flisja dhe goditi jashtë… e bëri në brekë”, tha Martinez.

Portieri është bërë protagonist kryesor i festimeve të Argjentinës, që kur mori çmimin “Doreza e Artë”, që e vuri në pjesët intime, si dhe për talljet ndaj Kylian Mbappe.

https://a2news.com/2022/12/22/futbollisti-me-i-urryer-kritike-e-ashper-ndaj-portierit-argjentinas-qe-u-tall-me-mbappe/
https://a2news.com/2022/12/19/portieri-argjentinas-shpjegon-gjestin-e-tij-dhe-ka-nje-mesazh-per-mbappe/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi