Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Elsa Lila fiton Festivalin e RTSH, por në Eurovision shkon Albina Kelmendi

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2022, 00:49 | Aktualitet

Elsa Lila u shpall fituese e Festivalit të RTSH, pasi mori votat e jurisë profesioniste. Por ndryshe nga herët e tjera, fituesi nuk do të shkojë automatikisht në Eurovision. Këtë të drejtë e mori Albina dhe familja Kelmendi, të cilët fituan votat e publikut.

Lila fitoi për herë tretë çmimin e parë, në po kaq pjesëmarrje, me këngën "Evita", kushtuar vajzës së saj.

Ndërsa Albina Kelmendi mori votat e publikut për performancën e saj me këngën "Duje", që e këndoi me familjen e saj.

Kelmendi fitoi edhe vendin e dytë nga votat e jurisë, ndërsa vendin e tretë e mori grupi "2 Farm" me këngën "Atomike".

Festivali Europian i këngës do të zhvillohet në maj 2023, në Liverpul të Anglisë, pasi vendi që i takoi e drejta, Ukraina, u tërhoq për arsye sigurie si pasojë e pushtimit të vendit nga Rusia.

Vijon

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani