Milionat që merr Argjentina nga shpallja kampion bote

Publikuar më: 23/12/2022, ora 11:45
argjentina kampion 1280x720

Milionat që merr Argjentina nga shpallja kampion bote

Publikuar më: 23/12/2022, ora 11:45

Përveç arritjes sportive në Botërorin “Katar 2022”, Argjentina po shijon edhe të ardhurat financiare që vijnë me triumfin në Kupën e Botës, të ardhura që janë shumë të nevojshme pas pandemisë Covid-19.

CONMEBOL ka njoftuar të enjten se Federata Argjentinase e Futbollit (AFA) do të përfitojë 10 milionë dollarë “pas triumfit historik dhe emocionues në Katar, që i dha yllin e tretë Argjentinës dhe kupën e dhjetë kontinentit tonë”.

Kjo shifër e majme do t’i shtohet shpërblimit kryesor prej 44 milionë dollarësh që Argjentina mori nga FIFA, pas shpalljes kampion bote. Këtyre, i shtohen dhe marrëveshjet komerciale dhe të ardhurat nga pjesëmarrja në Botëror.