Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ndërroi jetë pas shqetësimeve me dhëmballën, familjarët e 32-vjeçarit: Nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2022, 13:33 | Kronikë
Ndërroi jetë pas shqetësimeve me dhëmballën,

32-vjeçari Genti Isai ndërroi jetë një ditë më parë pas shqetësimeve që kishte pasur me dhëmballën për të cilën kishte marrë edhe një mjekim. Mësohet se për rastin janë marrë deklarimet e stomatologut dhe të familjarëve, ndërsa pritet një raport paraprak nga ana e mjekut ligjor për të mësuar shkakun e vdekjes.

Nga ana e familjes, deri tani, nuk është bërë denoncim për neglizhencë apo mjekim të pakujdesshëm.

Kushëriri i 32-vjeçarit, Blerti Shabani, është shprehur se ai nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër më parë, ndërsa kërkon të zbardhen shkaqet e vdekjes.

“Prej tre ditësh kishte dhimbje të dhëmballës. Ishte ënjtur dhe enjtja i kishte kaluar edhe në qafë. Dje shkoi në Ersekë te një dentist dhe mori mjekime. Shkoi në shtëpi dhe pas disa orësh e ëma e gjeti pa ndjenja në divan. Menjëherë lajmëroi bashkëfshatarët, të cilët e morën ta transportonin me makinë për në spitalin e Ersekës. Duam të zbardhet e vërteta dhe të dimë nga çfarë vdiq. Ai ishte i shëndetshëm dhe nuk vuante nga asnjë sëmundje. Dyshojmë që mund t’i kenë berë reaksion antibiotikët që piu për infeksionin e dhëmballës”, është shprehur kushëriri i Genti Isait.

Burime nga spitali bëjnë më dije se 32-vjeçari ka patur probleme prej ditësh me dhëmballën. Infeksioni i ka prekur të gjithë gojën dhe një pjesë të organeve. Fakti që s’është mjekuar më parë, ka agravuar shumë gjendjen shëndetësore, ka qenë në një gradë që nuk i shpëtohej dot jeta. Infeksioni i madh në organe dhe në gjak ka sjellë vdekjen e 32-vjeçarit.

Ndërkohë, Dashamir Isai, babai i 32-vjeçarit, është shprehur se djalin e kanë gjetur pa ndjenja rreth orës 04:00 të mëngjesit.

“Djali prej 3 ditësh kishte dhimbje dhëmballe dhe ka shkuar te dentisti në qytetin e Ersekës. Dy ditë më parë, djali shkoi e mjekoi dhëmballën, por kishte përsëri dhimbje dhe shkoi përsëri dje paradite. Dhimbja e dhëmballës i kishte shkaktuar ënjtje dhe kishte dhimbje të saj. Mjeku i ka dhënë disa ilaçe dhe ai i ka pirë. Këto medikamente i kanë sjellë djersitje dhe këputje pasi i ka konsumuar. Dje djali pasi ka ardhur në shtëpi është shtirë dhe e gjetëm në orën 4 në gjendje të fikti. Menjëherë e kemi nisur me një mjet drejt Ersekës. Kur shkuam në spital doktori me tha se djali kishte vdekur. Nuk e di nëse ka qenë mjekim i gabuar apo erdhi nga zoti”, ka thënë babai i 32-vjeçarit.

https://a2news.com/2022/12/23/mori-qetesues-per-dhemballen-nderron-jete-ne-rrethana-te-paqarta-32-vjecari-ne-kolonje/

A2 CNN Livestream

Dita jonë