Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Një vit në hapësirë, fotot “epike” të teleskopit 10 miliardë dollarësh

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2022, 13:24 | Teknologji

James Web, teleskopi hapësinor që na tregoi vendin që në zëmë në Univers, u dërgua në hapësirë një vit më parë, në ditën e Krishtlindjeve.

U deshën tre dekada planifikim, dizajnim dhe ndërtim që teleskopi hapësinor që kushtoi 10 miliardë dollarë të bëhej realitet dhe të lëshohej e sukses në hapësirë.

Shumë ishin dyshues nëse pasardhësi i të famshmit Hubble do t’i përmbushte në të vërtetë pritshmëritë që ishin ngritur rreth tij.

U deshën disa muaj që pasqyra e tij kryesore 6.5 metra e gjatë të shpaketohej dhe të vendosej në vend dhe më pas u deshën testime dhe kalibrime.

Por, po, gjithçka rezultoi ashtu siç pritej. Agjencitë hapësinore amerikane, evropiane dhe kanadeze organizuan një festë në korrik për të publikuar imazhet e para me ngjyra. Në foto-galerinë më sipër mund të shfetoni disa nga fotot e publikuara më pas që mund t'i keni humbur.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani