Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Agjenti i Benzema publikon provat: Ishte gati për të luajtur në Botëror

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 21:46 | Futboll
Agjenti i Benzema publikon provat: Ishte gati për të luajtur në

Agjenti i Karim Benzema ka publikuar provat që tregojnë se Karim Benzema mund të kishte luajtur me Francën në Botëror, duke nisur nga faza e 1/8-ve të finaleve.

Karim Djaziri shpërndau në Twitter fotot e analizave pas dëmtimit dhe shkroi këtë mesazh që shton polemikat në çështjen “Benzema”: “Kam konsultuar 3 specialistë që më kanë konfirmuar diagnozën përpara se të bëja këtë postim. Karim Benzema mund të ishte gati që në 1/8, të paktën për të qenë në stol. Pse i kërkove që të largohej menjëherë?”.

Pyetja është e qartë që i drejtohet trajnerit të Francës, Didier Deschamps.

Franca e luajti ndeshjen e saj të 1/8 ndaj Polonisë në datën 4, ndërsa sulmuesi francez ishte në kushte të mira fizike që në 29 nëntor. Kjo polemikë u mbyll me lamtumirën e Karim Benzema nga përfaqësuesja e Francës.

https://a2news.com/2022/12/26/krisje-te-franca-benzema-nuk-ndjek-ne-rrjetet-sociale-shoket-e-ekipit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë