Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Jemi në luftë me nënën natyrë”, cikloni bombë në SHBA, viktimat e ngrira në rrugë e makina

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2022, 15:35 | Bota
“Jemi në luftë me nënën natyrë”, cikloni

Stuhia polare po ngrin gjithçka në Shtetet e Bashkuara, fatkeqësisht edhe njerëzit. Të paktën 38 persona kanë humbur jetën për shkak të të ftohtit arktik që vijon të gjunjëzojë Amerikën dhe Kanadanë. Disa prej viktimave janë gjetur në automjetet e tyre, apo në rrugë, të mbuluara nga petku tepër i trashë i dëborës. Zona më e goditur rëndë është qyteti Buffalo në shtetin e Nju-Jorkut.

“Ne jemi në një luftë. Kjo është një luftë me Nënën Natyrë. Ajo po na godet ne me gjithçka që ajo ka”, tha guvernatorja e Nju-Jorkut, Kathy Hochul.

Shtrirja e stuhisë së dimrit ka qenë e paprecedentë, nga Kanadaja deri në jug deri në Rio Grande. Sinoptikanët thonë se cikloni “bombë” do të lehtësohet në ditët në vijim, por këshilla mbetet për të shmangur udhëtimet nëse nuk janë thelbësore. Stuhia ka shkaktuar probleme të mëdha në qarkullimin rrugor dhe ajror, me qindra aksidente me makina, ndërsa fluturimet e anuluara raportohet të jenë me mijëra. Kjo pengoi ribashkimet e familjeve të shumta për festën e Krishtlindjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.

Ekipet e emergjencave po u vijnë në ndihmë njerëzve të prekur, ndërsa numri i klientëve të mbetur pa energji elektrike ka zbritur në më pak se 200 mijë, nga 1.7 milionë që ishte në fundjavë.

Aktualisht, më shumë se 55 milionë amerikanë mbetën nën alarmin e të ftohtit. Stuhia dimërore e shndërruar në “ciklon bombë”, pas rënies së presionit atmosferik, ka bërë që kontinenti i Amerikës së Veriut të përjetojë festat më të acarta në të paktën 40 vitet e fundit. Temperaturat shkuan deri në minus 45 gradë celsius.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli