Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mbiprodhim i pavlerë, çmimi i vajit të ullirit “hidhëron” kultivuesit shqiptarë të ullirit

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 16:45 | Aktualitet

Prodhuesit e vajit të ullirit këtë vit janë në mëdyshje nëse duhet t’i gëzohen apo jo mbiprodhimit. Edhe pse shqiptarët janë ndër konsumatorët më të mëdhenj të vajit të ullirit për frymë në botë, tregu vendas është shumë i vogël për gjithë këtë sasi, që përllogaritet deri në 70% më e lartë se vitin e kaluar. Kjo çon vetëm në një rezultat, uljen e çmimit.

Xhezo Lame, është një kultivues ulliri dhe njëkohësisht ka një fabrikë të tijën ku grumbullon dhe prodhon më pas vajin. Midis optimizmit, por edhe hidhërimit, apo po mendon se ç‘faturë duhet t’i vendosë këtë vit vajit.

Kaosi, njëzëri për kultivuesit, por edhe përpunuesit mund të zgjidhet vetëm përmes eksportit. Por, këtu nevojitet ndërhyrja e institucioneve.

Teksa fajësoi keqorientimin e kultivuesve për të mbjellë ullinj ndër vite si shkakun e mbiprodhimit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Fida Krifca, pa ofruar një zgjidhje konkrete, njoftoi se po punohet për zgjidhjen e kaosit.

Çmimi i vajit të ullirit direkt në fabrika apo nga fermerët, sot varion nga 400 lekë për litër, deri në 700 lekë për litër, por mesatarisht shitet me 500 lekë, më pak se vitin e shkuar. Ndërkohë në markete ka një çmim mesatar prej 800 lekësh, nga 700 lekë në dhjetor 2021.

A2 CNN Livestream

Dita jonë