Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sulmet ndaj sistemeve bankare, Peleshi: Asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100%

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 13:23 | Aktualitet
Sulmet ndaj sistemeve bankare, Peleshi: Asnjëherë nuk mund të

Asnjëherë nuk mund të kemi siguri 100%.” Kjo ka qenë përgjigja e ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi kur u pyet nga gazetarët se sa të sigurta janë aktualisht sistemet bankare duke marrë parasysh sulmet e ndodhura së fundmi.

Megjithatë, pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi theksoi para gazetarëve se vigjilenca dhe investimi në sigurinë kibernetike është rritur.

Ministri solli në vëmendje se këto sulme mund të shmangen nëse njerëzit tregohen më vigjilentë.

Pavarësisht se MB nuk është ministria përgjegjëse, mund të konfirmoj, mund të them atë që dihet se nuk ka siguri 100% askush, asnjë institucion qoftë publik apo privat. Por mund t’ju them ama se ne e kemi rritur shumë vigjilencën dhe investimin në mbrojtjen kibernetike. Më shumë se 90% e sulmeve kibernetike kanë sukses për faj të faktorit njeri, të mungesës së vëmendjes. Jemi në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët ndërkombëtare, kemi marrë premtime nga NATO dhe SHBA për mbështetje qoftë në infrastrukturë apo me grupe të reagimit të shpejtë në rast sulmi.  Nuk është një luftë që fitohet një herë e mirë, sot e përgjithmonë por është një luftë e vazhdueshme.

Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes
https://a2news.com/2022/12/27/sa-i-kane-kushtuar-shqiperise-dronet-bayraktar-pergjigjet-niko-peleshi/

A2 CNN Livestream

Dita jonë