Çmimet e rritura në Vlorë, kriza prek dhe tryezën festive të ndërrimit të viteve

Publikuar më: 29/12/2022, ora 14:36
CMIMET E GJELAVE NE VLORE frame 0 1280x720

Çmimet e rritura në Vlorë, kriza prek dhe tryezën festive të ndërrimit të viteve

Publikuar më: 29/12/2022, ora 14:36

Tryeza e festave të fundvitit duket se do të jetë më e varfër këtë vit për shkak të krizës gati njëvjeçare të çmimeve.

Në një vëzhgim në treg, qytetarët e Vlorës të thonë se çmimet e produkteve janë bërë të papërballueshme për familjet e tyre.

Gjatë blerjeve në prag të festave të fundvitit ata thonë se edhe gjelin e detit po e sigurojnë me vështirësi nga ana e tyre. Ndërkohë në tregun e shitjes se shpendëve, tregtarët thonë se pavarësisht mundit për t’i rritur çmimin e gjelave të detit, ata nuk e kanë ndryshuar nga një vit më parë. Por po ashtu pranojnë se kriza ekonomike ka ulur blerjet edhe për këtë produkt, simbol i tryezës së Vitit të Ri.

Qytetarët janë duke bërë blerjet e fundit për tryezën që bashkon familjet natën e ndërrimit të viteve, duke shpresuar që 2023-shi të jetë me i begatë për ta.