Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rreziku për bizneset në krizë, Muja: Shqetësim për aftësinë paguese të kredive, impakti shihet në 6-mujorin e ardhshëm

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 21:18 | Ekonomi
Rreziku për bizneset në krizë, Muja: Shqetësim për

Viti 2022 nuk ka qenë i lehtë për ekonominë dhe financat e qytetarëve, biznesit, por edhe shtetit. Sinjalet e rimëkëmbjes në periudhën post pandemisë u shuan shpejt nga lufta që nisi në Ukrainë në fund të shkurtit. Bota u përfshi sërish nga pasiguritë, që në ekonomi u reflektuan me një rritje të ndjeshme të çmimeve, karburanteve, energjisë elektrike. Inflacioni i lartë detyroi bankat qendrore në një pjesë të mirë të vendeve që të shtrëngonin politikën monetare, duke forcuar monedhat e tyre, në përpjekje për të frenuar inflacionin e lartë.

Sipas ekspertit për ekonominë Adrian Civici, “viti kishte shumë sfida. Viti paraardhës, 2021, dha shumë shpresa që rimëkëmbja do të sillte rritje. Sektorë si turizmi dhe bujqësia ose shërbimet filluan trendin pozitiv dhe rikthimin e punësimit. Pra fundi i 2012 ekonomia mori kahun për t’iu rikthyer normaliteti. Por nga shkurti i 2022, për shkak të luftës në Ukrainë, u shfaq inflacion shumë i lartë, i shkaktuar edhe nga politikat relaksuase monetare të ndërmarra vitet e kaluara. Viti po mbyllet si me shume goditje, ne shumë drejtime, ku më rëndë është pikërisht inflaksioni, që ndikoi në uljen e fuqisë blerëse, por edhe çmimi i gazit dhe paqartësitë për garantimin e energjisë elektrike, veçanërisht atë të sipërmarrjeve. Por nëse rritja konfirmohet, 3.7% është pozitive për t’u vlerësuar, sepse kishim frikën e tendencave stagflacioniste.

Por sipas Guxholli qeveria nuk paraqiti asgjë të re në përballimin e krizës.  “Transmetimi i atyre pak masave nuk arriti tek qytetaret. Krizën e çmimeve të karburantëve shumë vende e përballuan duke kompensuar direkt te familjet dhe bizneset, sipas rasteve, ndërkohë që këtu kemi një Bord Transparence që vendos të ul edhe të rris çmimin si në përralla, dhe ajo që shkon te qytetarët është i pandjeshëm, duke refuzuar të hiqte përkohësisht taksat që rëndonin në çmim. Paketa e dytë ishte më shumë një rimaketim të planit buxhetor të qeverisë. Kemi patur rritje ekonomike por sa përkthehet kjo në mirëqenie. Të ardhurat që vijnë në familje zhduken menjëherë. Sipas statistikave, 70% të punëtorëve mezi sigurojnë bukën e gojës, por ka goditur shume shtresën e mesme, dhe vetëm 1% nuk është goditur.

Sipas Arlinda Mujës, kryetare e Shoqatës së Mikrofinancës, “shumë nga parashikimet për të arritur një kulm inflacioni që pastaj do sillte zbritje nuk është realizuar. Kjo ka sjellë një klimë pasigurie te bizneset. Situata ekonomike nuk është aty ku duhet, dhe janë disa faktorë përgjegjës”.

Sipas saj shqetëson në veçanti aftësia paguese e kredive nga ana e bizneseve në krizë. “Shihet një tkurrje e kredisë, është e qartë pasiguria e sipërmarrjeve për të investuar diku ose për të marrë borxhe. Për aftësinë paguese, shihen shenjat e para, impakti do të shihet në 6 mujorin e parë, por cilësia është përkeqësuar nga fillimi i vitit.

Civici pranon vështirësitë por thekson se vitin e ardhshëm mund të kemi situatë të përmirësuar.  “Efektet e politikës monetare sapo kanë filluar të ndihen, por mesazhi nga Banka e Shqipërisë u transmetua, forcimi i lekut dhe rritja e normës bazë detyrimisht u transmetua në bankat si rritje e normës së interesit për kreditë. Por ritmet e rritjes së inflacionit janë më të ulta, dhe në 2023 pritet të jetë më nën kontroll, dhe në varësi do të shihet a do të vijohet me masa të tjera shtrënguese apo jo”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë