Sfida e 2023-shit, Peleshi: Tensionet në Kosovë synojnë destabilizimin e rajonit

Publikuar më: 30/12/2022, ora 15:29

Sfida e 2023-shit, Peleshi: Tensionet në Kosovë synojnë destabilizimin e rajonit

Publikuar më: 30/12/2022, ora 15:29

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pohon se tensionet në Veri të Kosovës po përdoren për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, duke i cilësuar barrikadat serbe si një zgjatim i asaj që ndodhi në Ukrainë nga Rusia.

Në takimin e fundvitit me përfaqësuesit e Shqipërisë me misione ushtarake jashtë vendit, Peleshi dërgoi një mesazh mbështetës për qytetarët e Kosovës për t’i garantuar që siguria e tyre është e pacenueshme.

Për shkak të pushtimit rus në Ukrainë, sipas Ministrit Peleshi, u trondit e gjitha siguria e botës. Për këtë arsye, por edhe si detyrim si vend anëtar NATO-s, Shqipëria në vitit 2023 pritet të modernizojë flotën ajrore.

Ministri i Mbrojtjes vlerësoi kontributin e përfaqësuesve ushtarakë në misionet e rëndësishme, pasi sipas tij, falë kësaj pune, Shqipëria ka hyrë në një dimension të ri në bashkëpunim me NATO, ku përmendi aleancën strategjike me SHBA, por edhe bashkëpunimin me BE.