Sytë nga qielli, qindra “yje” që bien do të dhurojnë spektakël

Publikuar më: 30/12/2022, ora 22:44
Untitled Design 67 1 1280x720

Sytë nga qielli, qindra “yje” që bien do të dhurojnë spektakël

Publikuar më: 30/12/2022, ora 22:44

Quadrantids, një shi meteorësh i cilësuar si më i miri i vitit pritet që të arrijë pikun javën e ardhshme. Sipas parashikimeve, në qiellin e natës do të bien deri në 110 “yje” në orë.

Shfaqja spektakolare është e njohur për prodhimin e meteorëve të shndritshëm “top zjarri” të cilët lënë shpërthime të mëdha drite dhe ngjyrash që zgjasin më shumë se brezat mesatarë të meteorëve.

Ndryshe nga shumica e shirave të meteorëve, të cilët e kanë origjinën nga mbetjet e lëna pas nga kometat, Quadrantids vijnë nga asteroidi 2003 EH1, i parë e i vëzhguar nga astronomët kinezë më shumë se 500 vjet më parë.

Edhe pse ka nisur që të enjten, Quadrantids konsiderohet si shiu i parë i meteorëve i çdo viti.