Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Zgjedhjet vendore, Berisha: Primaret nuk preken, problemet e brendshme s’na pengojnë

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2022, 16:04 | Politikë
Zgjedhjet vendore, Berisha: Primaret nuk preken, problemet e brendshme

Bashkimi i demokratëve nuk mund të ndodhë në kurriz të rezultatit të primareve, pohoi Sali Berisha, duke e bërë të qartë se nuk ndërmerr asnjë hap pas nga procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiakë. Qëndrimi i tij hedh poshtë edhe zërat që flisnin për një dakordësi të gjetur në tryezën festive te demokratëve të pak ditëve më parë, për të dalë në zgjedhje me disa kandidatë jashtë primareve.

“Përveç primareve unë nuk njoh praktikë tjetër”.

Një vit më parë Berisha u zotua se do ta bashkonte PD si në bazë edhe në grup parlamentar, po kjo nuk u arrit plotësisht dhe kryedemokrati tregoi arsyet kur u pyet nga A2CNN.

“Rama arriti të blinte opozitën me Bashën në krye dhe tani e vijon me një grup të vogël që do ta quaj opozitë. Në 2023 opozita do të ketë vetëm sulm dhe vetëm sulm”.

Në konferencën e fundvitit Berisha bëri një bilanc të situatës politike në vend, ku kryefjalë kishte akuzat ndaj mazhorancës për korrupsion dhe rikthimin e opozitës së vërtetë.

“Viti i varfërisë vjedhjes, monizmit por ishte edhe viti i opozitës shqiptare”.

Shkatërrimi i sistemit të drejtësisë ishte një tjetër dështim, sipas tij, për të cilin bëri përgjegjës edhe SPAK, që për Berishën është kthyer në një prokuroritë partisë socialiste.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu