Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Fjala e fundit e teknologjisë, revolucion për “Shigjetat e Kuqe” të Britanisë së Madhe

Nga A2 CNN
31 Dhjetor 2022, 13:58 | Teknologji

Ministria britanike e Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë të re me vlerë disa miliona paund, si pjesë e planit të saj për të modernizuar flotën e avionëve “Red Arrows” - “Shigjetat e Kuqe”. Avionët ekzistues do të nxirren nga qarkullimi brenda vitit 2023 dhe sipas planit, avionët modernë do të jenë të pajisur me teknologjinë më të avancuar të kohës, të siguruar nga kompania britanike “Aeralis”.

Avionët e rinj do të prodhohen të gjithë brenda ishullit nga kompania që është marrë me projektimin dhe ndërtimin e avionëve luftarakë që prej vitit 1976. Nuk ka ende detaje të shumta rreth avionëve të rinj, por sipas “The Mirror” mund të ketë disa versione, në varësi nëse avionët do të kenë pilot apo jo.

Sipas “Aeralis”, për këtë projekt po punojnë më shumë se 135 persona. “Jemi e vetmja kompani në Mbretërinë e Bashkuar që jemi përqendruar në implementimin e teknikave novatore për inxhinierinë digjitale, e cila sjell përfitime jo vetëm nga ana teknike, por edhe ekonomike, për industrinë ushtarake”, tha CEO i “Aeralis” Tristan Craëford.

Mbretëria e Bashkuar ka nisur gjithashtu edhe një bashkëpunim me Italinë dhe Japoninë për ndërtimin e një avioni të ri luftarak, të quajtur “Tempest” - “Stuhia”, i cili parashikohet të jetë gati në vitin 2035. Avioni i ri mund të fluturojë edhe pa ndihmën e një piloti nëse kërkohet dhe mund të lëshojë raketa hipersonike.

https://a2news.com/2022/12/09/britania-e-madhe-italia-dhe-japonia-bashkohen-per-ndertimin-e-nje-avioni-te-ri-luftarak/
https://a2news.com/2019/09/11/nga-kamerat-per-qente-te-avionet-2-miliarde-paundesh-ne-panairin-e-armatimeve-ne-londer/

A2 CNN Livestream

Dita jonë