Digjen 5 dyqane në Durrës

Publikuar më: 1/1/2023, ora 12:01

Digjen 5 dyqane në Durrës

Publikuar më: 1/1/2023, ora 12:01

5 njësi të vogla tregëtare janë djegur pas mesnatës ne tregun Industrial Durrës.
Zjarri ra fillimisht në njërin prej dyqaneve që tregetojnë veshmbathje, për tu përhapur më pas edhe tek katër të tjera.

Në vendngjarje për shuarjen e flakëve shkuan shërbimet e zjarrfikësve të cilët izoluan përhapjen e vatres tek të tjera biznese.

Si pasojë e zjarrit u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale por fatmirësisht jo në njerëz.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet qe tenda e njeri prej bizneseve të ketë marë flakë si pasoje e shperthimit të fishekzjarrëve nga qytetarët, duke u perhapur dhe tek të tjerat.