Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

I dënuar për trafik droge, kapet 46-vjeçari në Elbasan

Nga A2 CNN
1 Janar 2023, 11:09 | Kronikë
I dënuar për trafik droge, kapet 46-vjeçari në Elbasan

Policia ka arrestuar një 46-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh. Në pranga ra Neritan Bora, 46 vjeç, banues në fshatin Mashan, Gramsh.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin e datës 14.12.2021, e ka dënuar këtë shtetas, me 5 vjet burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e kryer në bashkëpunim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 3 muaj.

Ky shtetas, gjatë vitit 2021, ka ushtruar aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në qytetin e Elbasanit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë