Kriza në universitete, mbyllen disa degë për mungesë studentësh

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2022, 23:30 | Aktualitet

40 institucione të arsimit të lartë gjenden në Shqipëri, prej nga ku 13 i përkasin sistemit arsimor publik. Prej vitesh është vënë re një prirje më e madhe e të rinjve që të studiojnë në universitete private, ashtu sikurse emigracioni ka larguar nga vendi një numër tjetër të konsiderueshëm, por edhe të rinjsh me rezultate të mira që zgjedhin të arsimohen jashtë. Qeveria u tregua e gatshme të paguajë studentët për t’u regjistruar në fushat e studimit të cilësuara prioritare, ku futet edhe programi i gjuhë-letërsi shqipe, çka tregon një mungesë në kuadrot e ardhshëm të arsimimit. Por, edhe kjo lëvizje nuk rezultoi e susksesshme, sikurse konfirmoi pak ditë më parë edhe rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha. Sot, një grup të rinjsh, aktivistë të shoqërisë civile, protestoi para Ministrisë së Arsimit për një problem që lidhet pikërisht me këtë, detyrimin e mbylljes së këtyre programeve si mungesë e numrit të nevojshëm të regjistruar për to. Detajet janë të përpiluara në një raport të titulluar "Pikiata e Universiteteve Publike", me autor Gevio Tabakun, që ishte i ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi